Akuzat dhe skualifikimi i tij ishin një nga goditjet më të mëdha të sportit italian, dhe jo vetëm. Dukej e pabesueshme që një djalë si Alex Schwazer, deri atëherë i cilësuar model për të gjithë, ai që kishte fituar me rekord medaljen e artë në garën e 50 kilometra ecje sportive, në lojërat olimpike të vitit 2008, në Pekin.
Në Londër, në 2012, italiani nga komuniteti gjermanofolës i Alto Adige mendonte të përsëriste triumfin që kishte shndërruar në një nga personazhet më të dashur në vend. Por ëndrra iu shndërrua në makth kur pak para garës iu njoftua akuza për doping. Shwazer pranoi fajin, dhe në lot kërkoi pendesë, dhe pas skualifikimit rifilloi të vrapojë.
Por në 2016, një tjetër akuzë e tillë i solli ndalimin si atlet deri në vitin 2024, praktikisht fundi i karrierës.

Nga ai moment, për të filloi një periudhë e gjatë plot gjyqe dhe mbrojte të imazhit, edhe nga ato media që fillimisht e kishin ngritur në qiell, dhe tashmë e përbaltnin duke mos i falur sërish gabimin. Ai i është përgjigjur akuzave duke folur gjithmonë për një komplot, pas gabimit të vitit 2012.
Por sot fati i tij si njeri dhe atlet mund të ndryshojë sërish, sepse Gjykata e Bolzanos e ka shpallur atë të pafajshëm nga akuzat e vitit 2016, duke e çliruar nga një peshë e madhe, por për momentin jo nga mundësia për të marrë pjesë në Tokyo, nga momenti që qëndron dënimi nga Gjykata e Lozanës. (A2 Televizion)