Mediat: Lideri suprem iranian në gjendje të rëndë shëndetësore, kompetencat i merr i biri

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 11:41 | Bota

Lideri suprem Iranian, Ali Khamenei, i ka transferuar kompetencat të birit, Mojtaba Khamenei, për shkak të problemeve shëndetësore. Raportimi vjen nga media të ndryshme vendase dhe ndërkombëtare.

Sipas një gazetari iranian, Khamenei është detyruar të anulonte një takim me presidentin Hassan Rouhani, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Mojtaba Khamenei

Nuk është e qartë ende se nga se vuan lideri 81-vjeçar, por mendohet që shkaku i problemeve shëndetësore të jetë një kancer në prostatë. Ndërkohë, djali 51-vjeçar i Khameneit, drejton aktualisht departamente të rëndësishme të sigurisë dhe inteligjencës së Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos