Meksika po digjet pas arrestimit të të vëllait, vajza e “El Chapo-s” nxjerr video duke qeshur dhe jep mesazhin e fortë

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 22:15 | Aktualitet

Në një kohë kur Meksika po zien nga dhuna që ka shpërthyer që prej mbrëmjes së djeshme pas arrestimit të njërit prej djemve të “El Chapos”, ka reaguar edhe vajza e këtij të fundit.

Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin Guzman ‘El Chapo’, publikoi një mesazh në të cilin shihet duke buzëqeshur në veturën e saj me një këngë në sfond.

“Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm…

Po kështu ajo ka publikuar letra që i ka shkruar i ati, për momentin nuk dihet nëse i janë dërguar nga burgu i Florences, Kolorado.

https://www.instagram.com/p/CnE8ga7MIhL/

Po kush është Rosa Isela Guzman?

Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin el Chapo Guzman, themeluesit të kartelit Sinaloa, është një figurë pak e njohur. Ashtu si të gjithë ata që janë pranë trafikantit të drogës, ajo ka qenë gjithmonë në lëvizje duke ndryshuar lokacion.

Emri i saj u bë i njohur në vitin 2015 kur, në një intervistë, ajo tregoi sesi, falë mbrojtjes së politikanëve meksikanë, babai i saj mundi të arratisej nga burgu i Altiplanos.

Rosa është drejtuese e disa bizneseve në Kaliforni, si sallone bukurie, kafene dhe lavazhe. Ajo ka katër fëmijë, ndërsa babai i dy prej tyre është Vicente Zambada Niebla, djali i Ismael “El Mayo” Zambada, “El Vicentillo”, i arrestuar në vitin 2009 dhe i ekstraduar në Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/06/1000-trupa-ne-sinaloa-per-rikthimin-e-qetesise-dhjetera-viktima-nga-kryengritja-e-kartelit/
https://a2news.com/2023/01/06/arrestimi-i-djalit-te-el-chapos-per-pak-u-shmang-lufta-civile-shba-e-perfshire-ne-operacionin-6-mujor/
https://a2news.com/2023/01/05/arrestohet-djali-el-chapos-shperthen-dhuna-ne-meksike-mbyllen-shkollat-dhe-aeroportet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos