
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, iu përgjigj Sali Berishës, i cili u shpreh nga foltorja e Parlamentit se AMA është kthyer në institucion censure.
“Mendon se je zgjedhur dje në krye të PD-së, në fakt ngjan me një rrugë qorre, që ngado që t’i biesh, të nxjerr askund. Je nisur drejt rrugës së askundit, por ke marrë me vete edhe ata të gjorë që të ndjekin dhe i ke mbyllur çdo rrugë opozitës së këtij vendi. Ti për veten tënde je i gatshëm të djegësh jo vetëm partinë, por Shqipërinë. E ke dëshmuar këtë gjë edhe në të shkuarën. Kur flet ti për lirinë e medias… Edi Rama është simbol i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur selitë e gazetave digjeshin, ka kaluar. Koha kur gazetarët plagoseshin në protestë, ka ikur. Koha kur televizioneve u viheshin shiritat, ka kaluar me perëndimin tënd”, tha Spiropali.
“Nuk duhet harruar një gjë: të gjitha të zezat që i kanë ndodhur medias në këtë vend, janë pjesë e damkës që të është vënë ty mbi minimin e demokracisë në Shqipëri”, shtoi Spiropali. (A2 Televizion)