
Magjia e perëndimit që dukej nga Kalaja e Rozafës i paraprinte spektaklit “Za Fest”, ku jo vetëm shkodranët u mblodhën për të shijuar atmosferën që dhuroi artistja Elina Duni, por kështjella u pushtua edhe nga qindra spektatorë që vinin nga zona të tjera të Shqipërisë apo edhe nga jashtë vendit.
Elementët e veçantë të dekorit skenografik, efektet e dritave, cilësia e pastër e tingullit të zërit dhe një publik i gjithi në festë ishin detajet kryesore të kësaj nate.
Rozafa kumboi me muzikë deri në orët e vona të mbrëmjes. (A2 Televizion)