Dhuna në Athinë, shkarkohen 7 drejtues policie, ministri: Si i lanë tifozët kroatë të kalonin në kufi?

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 12:13 | Bota
Dhuna në Athinë, shkarkohen 7 drejtues policie, ministri: Si i

Ministri i Brendshëm, Janis Oikonomou, ka shkarkuar nga detyra 7 zyrtarë të lartë të policisë greke në lidhje me incidentet e dhunshme që u regjistruan mbrëmë në Athinë, ku humbi jetën një 29-vjeçar, si dhe u plagosën 8 të tjerë.

Të papranueshëm dhe dështim të policisë e ka cilësuar ministri Oikonomou kalimin e organizuar të huliganëve kroatë në territorin e Greqisë, pa u ndaluar asnjëherë nga autoritetet.

Për këtë arsye, ministri vendosi të largojë nga detyra disa zyrtarë të lartë të policisë në Janinë, Achaia dhe Corthiaff.

Në reagimin e tij për ngjarjen, Oikonomou la të kuptohet se në lidhje me dhunën në kryeqytet, pritet të ketë dhe arrestime të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos