All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Mendova se ishte bombë”, furgoni i policisë futet në banesë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 18:58 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një furgon i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në Pogradec dhe pasi ka dalë nga rruga ka hyrë brenda një banese.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Petrushës, ku mjeti tip furgon i Policisë Kufitare pasi është përplasur me një tjetër mjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe ka prishur murin e shtëpisë së shtetasit Irjat Hyko duke hyrë brenda.

All - Paragraf - 3

Të zotët e shtëpisë kanë qenë brenda në momentin e aksidentit, por fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Për kamerën e A2, i zoti i shtëpisë deklaron se ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes dhe se përplasja ka qenë e fortë sa e krahasoi me një bombë. Ai kërkon që t’i paguhet dëmi i bërë pasi vetë nuk ka mundësi.

Ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos