
Një 16-vjeçar është qëlluar me thikë këtë të mërkurë në Pogradec, e për pasojë ka mbetur i plagosur.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në nr. 1 të Pogradecit, ku gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm pak momente pas ngjarjes, policia bëri të mundur të arrestojë autorin e dyshuar, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një thikë. (A2 Televizion)