“Menduam se po vinte apokalipsi”, tërmeti ndau varret në dysh

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 10:49 | Bota

Që nga 6 shkurti, Turqia po përjeton disa nga ditët më të errëta. Mbi 40 mijë viktima dhe dhjetëra mijëra të plagosur është bilanci tragjik i dy tërmeteve që goditën vendin. Përveç disa grimcave lumturie, ku fëmijë të vegjël nxirren pas nga rrënojat ende gjallë, nga i gjithë vendi vijnë histori tronditëse.

E tillë është ajo e Nuri Cihan, i cili tregon për CNN Turk si u nda i gjithë fshati i tij përgjysmë. Madje në Gökçedere të Gaizantepit, edhe varrezat e fshatit u shkatërruan. “Çarjet u krijuan në mëngjesin e tërmetit. Menduam se apokalipsi do të shpërthente. Të çarat ishin pak më të hapura, binte shi, dhe me kalimin e kohës filluan pasgoditjet”.

Lëkundjet e forta shkaktuan çara në varreza, dëmtime të disa varreve dhe copëtim të gurëve. Nuri Cihan, i cili ka lindur dhe është rritur në fshatin Gökçedere, tregoi i emocionuar sesi ai dhe bashkëfshatarët e tij u bashkuan për të punuar për rregullimin e varreve.

“Dita e parë ka qenë e vështirë për sa i përket ndihmave, askush nuk erdhi. Të gjithë ishin në hallin e tyre... Pastaj pamë varret... Zoti i ndihmoftë të gjithë, ne nuk mund të bënim asgjë. Të gjithë me shpenzimet e veta sollën traktorët e tyre dhe mjete të tjera. U përpoqëm t'i rregullonim varret sa më mirë”, shtoi Cihan. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/15/termeti-ndan-ne-mes-ullishten-krijohet-nje-humnere-e-thelle/

A2 CNN Livestream

Latest Videos