
Nëse ke një pyll me pemë të larta 30 metra, si mund t’i pastrosh? Mund të përdoret një ekip profesionistësh me eksperiencë që të punojnë ditë e natë një javë. Por nëse ke vetëm një orë, mjafton një helikopter dhe një sharrë gjigante.
Është bërë virale video që tregon një kompani amerikane e quajtur Aerial Solutions duke pastruar pyjet e Karolinës së Veriut, falë një teknikë rezultative aq sa dhe të “çmendur”.
Konkretisht, një sharrë e gjatë elektrike e ndërtuar enkas është e lidhur me një kabllo manovrohet me vëmendje nga piloti i helikopteri, i cili jo vetëm pret degët e tejzgjatura të pemëve por kujdeset të shmang tensionin e lartë që ndodhet pak centimetra larg. (A2 Televizion)