Mercedes-Benz prezanton makinën e së ardhmes

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 21:00 | Teknologji

Mercedes-Benz ka prezantuar në Sallonin e Frankfurtit atë që shumë mirë mund të quhet makina e së ardhmes.

Mercedes-Benz Vision EQS është një makinë elektrike luksi, që sot për sot nuk ka ende një datë daljeje në treg, por mendohet se do të jetë viti 2021.

Kjo “perlë” ka dy motorë elektrikë dhe një bateri 100 kWh. Në total, 476 kuaj fuqi.

Nga 0 në 100 km/h arrin për 4,5 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 200 km/h. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=njW9E-fCzcY

A2 CNN Livestream

Latest Videos