Pas blerjes së Gosens, Inter përforcon edhe sulmin

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 22:45 | Futboll
Pas blerjes së Gosens, Inter përforcon edhe sulmin

Interi nuk ndalet në këtë merkato dimri. Klubi zikaltër, që sot zyrtarizoi blerjen e Robin Gosens nga Atalanta, ka arritur marrëveshjen edhe për huazimin nga Genoa të Felipe Caicedos, deri në qershor të këtij viti.

Dëmtimi i Joaquin Correa bëri që Interi të kërkonte një sulmues tjetër dhe ekuadoriani do të kthehet të luajë për Simone Inzaghin, me të cilin ka bashkëpunuar te Lazio.

Të premten janë parashikuar vizitat mjekësore dhe më pas pritet zyrtarizimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos