
Edhe pse e ka siguruar biletën në Botërorin e vitit 2022në Katar, Argjentina nuk e toleroi Kilin, duke fituar 2-1 në transfertë.
Avantazhit të shpejtë të “albicelestëve” me Di Maria, vendasit i’u përgjigjën me Brereton. Megjithatë, Lautaro Martinez vulosi suksesin 2-1 prej pjesës së parë të lojës.
Kili rrezikon të eliminohet, kur kanë mbetur vetëm tre ndeshje nga fundi i kualifikueseve në Amerikën Jugore, teksa me 32 pikë, Argjentina mbetet në vendin e dytë, me 4 pikë më pak se Brazili.
Seleçao barazoi 1-1 në fushën e Ekuadorit. Avantazhi me Casemirou anulua nga rrjeta e Félix Torres për vendasit. Sfida u karakterizua nga ndërhyrjet e ashpra dhe kartonët e kuq. Tite ka shansin të bëhet trajneri i parë i Brazilit, që i mbyll kualifikueset pa pësuar humbje, ndërsa Ekuadori mbetet në garën për tu kualifikuar.
Shanse të mira për të siguruar vendin në Katar 2022 ka edhe Uruguaji, që me golin e Luis Suarez fitoi minimalisht në fushën e Paraguajit. (A2 Televizion)