
Nuk ka fitues në derbin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Dinamo dhe Partizani u ndanë në barazim 1-1.
Tedi Cara kaloi në avantazh të kuqtë në minutën e 25-të, por Agim Ibraimi me penallti në fundin e pjesës së parë riktheu barazpeshën.
Megjithë lojën me shumë ritëm dhe sulme, skuadrat nuk arritën të shënonin sërish. Partizani ishte më pranë fitores, por portieri 17-vjeçar Simoni u bë heroi i bluve, duke evituar të paktën një gol të sigurt.
Barazimi lë gjithçka të hapur përsa i takon çështjes së kualifikimit në gjysmëfinale, me ekipin fitues që do të vendoset në ndeshjen e kthimit. (A2 Televizion)