
Interi e ka nisur vitin 2023 me një fitore të madhe në Serie A, teksa i ka shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në Serie A Napolit kryesues.
Zikaltrit e Inzaghit triumfuan në këtë takim tejet të rëndësishëm me anë të një goli të shënuar me kokë në minutën e 56-të nga Dzeko.
Napoli ishte në kontroll të topit, por rastet ishin thuajse të gjitha për Interin, të cilat u konkretizuan nga boshnjaku pas një krosimi perfekt nga ana e Dimarco-s. Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Napoli udhëheq me 41 pikë.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes në Serie A mes Udinese-s dhe Empoli-t u mbyll në barazim 1-1. Ismajli luajti gjatë gjithë takimit për Empolin, ndërsa Bajrami u aktivizua në pjesën e dytë. (A2 Televizion)