Merkato e verës pas Juventusin dhe Tottenham në sulm për Zaniolon

Nga A2 CNN
3 Gusht 2022, 15:21 | Futboll
Merkato e verës pas Juventusin dhe Tottenham në sulm për Zaniolon

Tottenham është rikthyer në garë për sulmuesin e Romës, Nikolo Zaniolon. Në Itali raportojnë se skurdra e Antonio Contes po përgatit një ofertë tunduese që nuk mund të refuzohet as nga verdhekuqtë dhe as nga lojtari. 

Anglezët kanë gati 50 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit ndërsa italianet e vlerësojnë minimalisht 60 milion euro. Megjithatë pritet që dy klubet të negociojnë dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët deri në fund të javës.

https://a2news.com/2022/08/03/merkato-e-veres-roma-e-frikshme-belotti-dhe-wijnaldum-nje-hap-larg/

Sezonin e kaluar Nikolo Zaniolo luajti në 42 ndeshje dhe shënoi 8 gola ku qershia mbi torte ishte padyshim goli në finalen e Conference League që I siguroi Romës trofeun europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos