Sulley Muntari, ish-futbollist i Milan dhe Inter, është kthyer në futbollin profesionist pasi ishte tërhequr në vitin 2019.
Mesfushori 37-vjeçar do të luajë në vendlindjen e tij, Ganë, me ekipin Hearts of Oak.




Në foton e prezantimit, fituesi i Champions League me Interin në vitin 2010 nuk njihet, pasi ka bërë një ndryshim drastik të pamjes së tij të jashtme.
Muntari ka luajtur 84 ndeshje me Ganën, ndërsa me zikaltërit ka fituar 8 tituj në periudhën 2008-2012. (A2 Televizion)