Merkato “galaktikësh”, Real Madrid gati të shkëmbejë Kroos me Pogba

Nga A2 CNN
14 Shtator 2019, 11:38 | Futboll
Merkato “galaktikësh”, Real Madrid gati të

Real Madrid po përgatit një sulm të ri për të vepruar në merkaton e janarit për transferimin e Paul Pogba.

Sipas mediave spanjolle, “galaktikët” janë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshje edhe mesfushorin Toni Kroos. Interesi i Manchester United për Kroos është i lartë pasi, “Djajtë e Kuq” në verë bën një ofertë prej 75 milionë eurosh për të blerë gjermanin.

Megjithatë Kros mund të largohet në dimër vetëm nëse te Real Madrid vjen Paul Pogba, theksojnë mediat spanjolle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos