Merkato, të tjera përforcime për skuadrat shqiptare

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 09:33 | Futboll
Merkato, të tjera përforcime për skuadrat shqiptare

Rimal Haxhiu është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tiranës. Ka qenë vetë klubi bardheblu që prezantoi mesfushorin nëpërmjet një videoje në faqen zyrtare, si afrimin e fundit të merkatos. 23-vjeçari ishte pjesë e Kukësit, me të cilin u aktivizua në 17 ndeshje në Kategorinë Superiore, dhe pas prishjes së marrëveshjes me verilindorët, Haxhiu doli një lojtar i lirë.

Menjëherë, drejtuesit bardheblu reaguan, pasi Tirana kishte nevojë për një lojtar si ai, e aq më tepër pas dëmtimit të Kristal Abazajt.

Ndërkohë, edhe Kukësi ka bërë të tjëra përforcime në skuadër. Mbrojtësi i majtë, Endri Murati, do të jetë pjesë e verilindorëve deri në vitin 2026. Klubi ka arritur marrëveshje me futbollistin për rinovimin e kontratës për 3 sezone e gjysmë. I bashkuar sezonin e kaluar me 21-vjeçarët e Kukësit, Murati ka bindur stafin teknik me paraqitjet e tij dhe ka fituar një vend në skuadrën e parë.

Verilindorët njoftuan për afrimin dhe të një sulmuesi të majtë. Bëhet fjalë për Juan David Martinez, i cili është zyrtarisht futbollist më i ri Kukësit. 21-vjeçari ka firmosur një kontratë për 2 sezone e gjysmë, duke u bërë lojtari më i ri në skuadër. Ndërkaq, tekniku Halllaçi është përforcuar dhe në mbrojtje me Albnor Kaba, i cili ka firmosur një kontratë për 1 sezon e gjysmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos