Merkel bisedon me krerët e landeve, Gjermania vijon lehtësimin e masave

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 20:07 | Bota
Merkel bisedon me krerët e landeve, Gjermania vijon lehtësimin e

Edhe pse shifrat e ditëve të fundit nga pandemia e koronavirusit nuk kanë qenë aspak pozitive për Gjermaninë, autoritetet kanë vendosur lehtësimin e mëtejshëm të masave shtrënguese. Ky vendim është marrë pas videokonferencës që kancelarja Merkel pati me liderët e 16 shteteve gjermane.

Kështu në ditët në vijim në Gjermani do të rihapen muzetë, galeritë, kopshtet zoologjike dhe parqet. Gjithashtu do të lejohet dhe rinisja e shërbimeve fetare.

Shtetet nga ana e tyre kanë siguruar kancelaren se të gjitha këto lehtësime do të sigurohen me rregulla të forta si dhe distancim social.

Gjermania nisi lehtësimin e masave shtrënguese kundër koronavirusit javën e kaluar. Deri tani ajo numëron 6288 viktima si pasojë e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos