Merkel: Gjermania është në fillim të krizës nga pandemia

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 11:43 | Bota
Merkel: Gjermania është në fillim të krizës nga

Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania është ende në fillim të krizës nga koronavirusi, duke theksuar se situata do të mbetet e vështirë për disa kohë.

“Ne do të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë”, u është drejtuar Merkel ligjvënësve në një fjalim në Bundestag.

Më tej, Merkel u zotua se do të nxisë testimet për Covid-19. “Kjo është rruga për të shkuar përpara”, tha kancelarja. Ajo u bëri thirrje qytetarëve dhe drejtuesve lokalë se nuk është ende situata që t’i kthehemi jetës normale. "Të qëndrojmë të zgjuar dhe të kujdesshëm”, u shpreh Angela Merkel.

Deri tani në Gjermani janë konfirmuar më shumë se 150 mijë persona të prekur me Covid-19, nga të cilët 5300 kanë ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos