Merkel i shkruan Hotit, Gjermania e Franca mbështesin rifillimin e dialogut

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 19:27 | Kosova
Merkel i shkruan Hotit, Gjermania e Franca mbështesin rifillimin e dialogut

Gjermania dhe Franca mbështesin rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kancelarja Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e ri Avdullah Hoti me anë të një telegrami, teksa i ofron mbështetje dhe bashkëpunim.

“Ju dhe Qeveria juaj keni sfida të mëdha përpara, veçanërisht përballja me pandeminë COVID-19, reformat kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në telegramin e Merkel.

Ndërkohë, kryeministri Hoti bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Shefi i qeverisë së Prishtinës falënderon shtetin e Francës për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos