
Në përvjetorin e parë të helmimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që ta lirojë atë nga burgu.
“I kërkova presidentit rus që ta lirojë Navalnyn”, tha Merkel në një konferencë për media pas takimit me Putin në Kremlin.
Kjo është vizita e fundit zyrtare e Merkelit në Rusi, pasi ajo do të largohet nga politika muajin e ardhshëm.
Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor pasi u helmua në Siberi më 20 gusht të vitit të kaluar me një element që ekspertët arritën në përfundimin se ishte agjenti nervor ushtarak Novicok. Moska ka hedhur poshtë gjetjet e tyre dhe akuzoi perëndimin për një fushatë shpifje kundër saj. (A2 Televizion)