Një vit nga helmimi i Navalny, Britania vendos sanksione ndaj 7 agjentëve rusë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 18:36 | Bota
Një vit nga helmimi i Navalny, Britania vendos sanksione ndaj 7

Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj 7 personave që mendohet të jenë operativë të inteligjencës ruse si përgjegjës për helmimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Ajo gjithashtu lëshoi një deklaratë të përbashkët së bashku me Shtetet e Bashkuara duke paralajmëruar Rusinë për armët kimike.

Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor pasi u helmua në Siberi më 20 gusht të vitit të kaluar me një element që ekspertët arritën në përfundimin se ishte agjenti nervor ushtarak Novicok.

Moska ka hedhur poshtë gjetjet e tyre dhe akuzoi perëndimin për një fushatë shpifje kundër saj.

Një version i përditësuar i listës së sanksioneve britanike të publikuar nga qeveria në përvjetorin e parë të helmimit të Navalny përfshinte shtatë emrat e rinj.

"Individët e sanksionuar janë drejtpërdrejt përgjegjës për planifikimin ose kryerjen e sulmit ndaj Navalny," shkruhet në deklaratën e Zyrës së Jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos