Merkel viziton Tiranën në 14 shtator

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 14:28 | Politikë
Merkel viziton Tiranën në 14 shtator

A2 CNN ka mësuar se Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Tiranën më 14 shtator.

Vizita do të zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit.

Merkel do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë Procesi i Berlinit, apo dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Presidenti serb, Alexander Vuçiç, nga forumi strategjik që po mbahet në Bled të Sllovenisë, u shpreh se po Merkel po përgatit dhe një vizitë në Serbi, po për të njejtën, temë por pa dhënë më shumë detaje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos