Bashkëqeverisje me Ramën?! Kadilli: Do të ishte tradhtia më e madhe e Bashës ndaj PD

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 10:47 | Politikë
Bashkëqeverisje me Ramën?! Kadilli: Do të ishte tradhtia më

Fatbardh Kadilli u shpreh në mënyrë kategorike kundër bashkëqeverisjes së PD-së me Ramën. Në studion e "Ditarit" në A2, ai argumentoi se kjo do të zhbënte demokracinë dhe do të ishte tradhtia më e madhe e Bashës ndaj PD-së.

“Jam kundër bashkëqeverisjen në mënyrë kategorike, se denatyron demokracinë, ka nevojë për opozitë që përfaqëson pakicën. Në një vend si Shqipëria opozita nuk është e lehtë, politika të asfikson vetevetiu, i bie të zhbëjmë opozitën. Nëse Basha e bën këtë do bëjë tradhtinë më të madhe të sistemit demokratik e PD, do të sillte dështimin më të madh demokratik. Unë e shumë të tjerë do të qëndrojmë fort kundër kësaj, nuk mundet që opozita të bëhet bashkë me qeverinë. E rëndësishme është t’i kthejmë sovranitetin qytetarit. Tre pushtetet të delegohen nga vota e qytetarit”.

Ndryshe e shikon bashkëpunimin me LSI edhe pse distancohet me të. Sipas Kadillit, në demokraci i duhet dhënë vlera çdokujt pavarësisht ceneve që ka.

“LSI është parti që ka mbijetuar politikisht në këto 15 vjet falë protagonizmit dhe aftësisë për të krijuar vorbull të Ilir Metës, falë kësaj mbijeton si parti. Çdo forcë politike është vlerë për demokracinë. Edhe ajo që ka cene më shumë se të tjerët. Demokracia është sistem që shkon tek e mira edhe duke neutralizuar cenet ne duhet të jemi të hapur për t’i dhënë vlera kujtdo. T’i japim gjithkujt mundësi. Me LSI-në distancohem etiketikisht. Kushtetuta e 2008-s e ka kundërshtuar edhe LSI, edhe një grup analistësh”.  

Sa i takon zhvillime të fundit të brendshme në PD dhe ristrukturimit, Kadilli thotë se ishin të pritshme, por sfidon Bashën që të mundë Ramën me ata njerëz që ai ka zgjedhur dhe të mbajë përgjegjësi.

“Basha i zgjodhi njerëzit që deshi ta drejtojë, të bëjë opozitë dhe të mundë Ramën. Basha të marrë përgjegjësitë, jo vetëm kënaqësitë me ata që ka zgjedhur për të mundur Ramën. Duhet të fitosh. Mënyra e kompozimit dhe përzgjedhjes janë dëshmi e një krize besimi, demoralizimit. Nuk ka ndodhur kjo që ndodhi këtë herë në PD. E ka humbur ndjeshmërinë edhe ndaj spektaklit, nuk ka ndjeshmëri, nuk e kupton që i bën dëm PD-së”.

Skualifikimin për herë të dytë nga strukturat e PD-së, Kadilli e shikon si liri të tij për të bërë më mirë opozitën jo vetëm brenda partisë, por edhe kundër Ramës në pushtet.

“Sfidat politike janë më të rëndësishme se emrat, figurat nuk kufizojnë mundësitë për të bërë opozitë. Refuzoj mendësinë që të presin nga kryetari, çdokush duhet të dijë rrugën për të bërë opozitë, unë e di rrugën time për të bërë opozitë. Nuk ka nevojë të marr leje nga Basha apo kryesia për të bërë opozitë. Shpalla sfidat e PD dhe kam kënaqësi që ato sot i gjej në linjat zyrtare të PD. Basha ka marrë 4 nga ato 5 sfida, dua që të zbatojë ato sfida dhe të 5 mbështetjen për institucionet  e drejtësisë nuk di pse nuk e fut si duhet ta luftojmë korrupsionin. Opozitarizmi im do të ketë në themel interesin publik. Unë të do jem opozitar më ketë qeveri, por ky nuk sfidohet pa sfiduar çdo fenomen të keq brenda nesh. Nuk kufizohem nga forumet dhe institucionet partisë, kam shpëtuar. Që kur vendosa të sfidoj, fitova lirinë politike dhe shpëtova nga institucionalizimi. Sot propozoj politikë të re, nëse Basha i mori nga “Manifesti Politik” e shoh si sukses. Jo si kopje. Nuk do të dal nga PD-ja, brenda PD-së do të ketë ide të reja. Kam shpallur idenë e forumeve të reja horizontale. Nuk e pengon askush. Ka demokratë që nuk janë PD-istë, ka PD-istë që janë demokratë oportunizmi dhe ngërçi vjen nga forumet. Unë jam atipik në sfidat politike, unë do ta thyej rregullin, do të rri në PD dhe do të sfidoj. E kam të vështirë të gjej në PD njerëz që të mos jenë dakord me atë që unë them”.

Përgjegjësinë e largimit të shqiptarëve, Kadilli nuk e shikon vetëm te qeverisja aktuale, por edhe te vetja dhe PD-ja kur ka qenë në pushtet. Po kështu apelon edhe për një sistem politik që kthen meritokracinë, konkurrencën dhe vihet në shërbim të interesit qytetar jo kryetarit të partisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos