Një ngjarje e rëndë është raportuar në Zelandën e Re. Sipas mediave ndërkombëtare, një bujtinë në kryeqytet, Wellington është përfshirë nga flakët duke lënë të vdekur 6 persona dhe 11 të tjerë nuk janë gjendur ende.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të martës. Kryeministri, Chris Hipkins, i cili vizitoi vendin e ngjarjes të martën në mëngjes, bëri me dije se të paktën 6 persona kishin vdekur dhe ky numër mund të rritet.
Autoritetet thanë se 52 persona u nxorën nga ndërtesa, pasi u njoftuan për zjarrin në orën 12:25. Më shumë se 10 automjete zjarrfikëse iu përgjigjën urgjencës gjatë gjithë mëngjesit dhe zjarri u shua pas orës 6 të mëngjesit. (A2 Televizion)



