Merr fund dilema e “Turit”, drejtoresha sqaron pyetjen që trazoi maturantët

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 22:00 | Aktualitet

“Turi” ishte një nga memet që spikati më shumë në protestën e sotme të maturantëve përpara Ministrisë së Arsimit, i cili në të vërtetë ishte një pyetje me alternativë për vijueshmërinë e saktë të një teksti të dhënë për nxënësit në provim.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi dha në A2 zgjidhjen e kësaj pyetje që shkaktoi shumë debate mes maturantëve dhe në rrjetet sociale.

Shefja e QSHA qartësoi se në variantet e tezave të provimit, përgjigja ishte e renditur ndryshe dhe në alternativën që lexoi maturantja Kejsi Spahiu, ajo tha se përgjigja e saktë ndodhet nën alternativën D. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/12/testi-i-matures-drejtoresha-e-qsha-nuk-kishte-pyetje-jashte-programit-maturantja-shume-ishin-subjektive/

A2 CNN Livestream

Latest Videos