
Juventusi ka barazuar 1-1 në shtëpi me Bolonjën, në një ndeshje që pritet të pasohet nga polemika të shumta për mënyrën sesi rrodhi.
Vendasit ishin apatikë në këtë ndeshje, dhe me forca të pakta në sulm, duke mos e rrezikuar asnjëherë seriozisht portën e Bolonjës në pjesën e parë.
Ishin pikërisht miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Arnautoviç në minutën e 52 të takimit.
Juventusi shtoi presionin dhe në minutën e 84 në një ndërhyrje pranë zonës së Bolonjës, arbitri nxorri dy lojtarë të miqve me të kuqe, një prej të cilëve për protesta.
Me dy lojtarë më pak, Juventusi arriti të barazojë me anë të Vlahoviç në minutën e 94. (A2 Televizion)