Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadë në Kiev

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 19:29 | Aktualitet
Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadë në Kiev

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për hapjen e ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Theksohet se për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2023.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e Misionit Diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2023.

3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Këshilli i Ministrave

Më herët, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi se Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë.  Ajo thekson se mirëpret bashkëpunimin në të ardhmen me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos