Merret vendimi: Trajnim për fatkeqësitë natyrore gjatë shërbimit ushtarak

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 15:35 | Bota
Merret vendimi: Trajnim për fatkeqësitë natyrore gjatë

Autoritetet turke kanë ndërmarrë një nismë sipas të cilës, të gjithë ata që do t’i nënshtrohen shërbimit ushtarak, do të marrin njëkohësisht për një periudhë 1-mujore edhe trajnim mbi sjelljen në rast të fatkeqësive natyrore.

Sipas zyrtarëve turq, nëse diçka e tillë ndodh në Japoni apo Kili, atëherë pse të mos aplikohet edhe në Turqi, duke pasur parasysh faktin se zona është e rrezikuar nga lëkundjet sizmike.

Ndërkohë, sa i përket çështjes së strehimit të të prekurve nga tërmeti, mësohet se janë përgatitur zona të tjera strehimi të përkohshme për 4.5 milionë qytetarë.

Ndërkohë, në vend po aplikohet edhe sistemi i paralajmërimit të hershëm. Të bazuar në fibra optike prej 50 kilometrash, të cilat falë 5 mijë sensorëve dhe përdorimit të inteligjencës artificiale, do të bëjë të mundur maksimalizimin e gatishmërisë dhe reagimit në rast tërmeti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/28/ne-harmali-fshatin-ku-termeti-rrafshoi-gjithcka-pervec-statujes-se-ataturkut/
https://a2news.com/2023/02/28/postimi-ne-rrjetet-sociale-djeg-inxhinierin-turk-te-gjeofizikes/
https://a2news.com/2023/02/28/kompleksi-qe-ndertoi-u-kthye-ne-nje-varreze-masive-me-105-te-vdekur-biznesmeni-turk-thyen-heshtjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos