E veshur me një tutë të verdhë, duke buzëqeshur me në krah vajzën 6-muajshe Milana, video e 31-vjeçares ruse Ksenia deri pak javë më parë do të ishte thjesht një pamje e bukur familjare. Por jo më, madje video në dukje e pafajshme po krijon skandal në Rusi.
Kjo, sepse Ksenia është bija e një prej protagonistëve më të diskutuar të agresionit të Moskës në Ukrainë, ministrit të Mbrojtjes rus Sergey Shoigu.
E cilësuar si një nga talentet emergjente të financës ruse, Ksenia është sulmuar në vendlindje sepse në javët e kaluara nuk ka postuar në rrjetet sociale mesazhe të qarta mbështetëse për të atin dhe në përgjithësi për atë që Putin dhe pjesë e mirë e opinionit publik rus cilëson si “operacion special në Ukrainë”.
E veshur me një tutë të verdhë, duke buzëqeshur me në krah vajzën 6 muajshe Milana me tute blu, vajza e ministrit të Mbrojtjes rus Sergey Shoigu, ka ndarë opinionin publik E cilësuar si një nga talentet emergjente të financës ruse, Ksenia është sulmuar në vendlindje sepse në javët e kaluara nuk ka postuar në rrjetet sociale mesazhe të qarta mbështetëse për të atin Dy mesazhe mund të veçohen dhe duken të moderuara, të paktën në optikën ruse. “Çdo operacion ushtarak është veprimi i fundit që duhet kryer, kjo do të thotë që nuk kishin rrugë tjetër”, i pari Më pas një koment të përgjithshëm mbi sanksionet që do ndryshojnë edhe jetën e saj luksoze. " Sot e gjithë bota e civilizuar tregoi se ka një standard për veten, dhe një të ndryshëm për ne” Por përtej këtyre komente, rrjetet e saj sociale nuk gëlojnë me pamje ushtarësh heroikë, germën e njohur “Z” tashmë të njohur kudo në botë dhe parulla të tjera nacionaliste Sergey Shoigu cilesohet si një nga personat më të afërt të presidentit Vladimir Putin Shoigu dhe Putin
Dy mesazhe mund të veçohen dhe duken të moderuara, të paktën në optikën ruse. “Çdo operacion ushtarak është veprimi i fundit që duhet kryer, kjo do të thotë që nuk kishin rrugë tjetër”, ishte mesazhi që postoi ajo disa ditë më parë, e pasuar me një koment të përgjithshëm mbi sanksionet që me gjasa do të ndryshojnë edhe jetën e saj luksoze.
“Nuk më vjen turp që jam ruse. E dua vendlindjen dhe popullin tim, kudo të jetojë ai. Sot e gjithë bota e civilizuar tregoi se ka një standard për veten, dhe një të ndryshëm për ne”, shkruante Ksenia Shoigu.
Por përtej këtyre komente, rrjetet e saj sociale nuk gëlojnë me pamje ushtarësh heroikë, germën e njohur “Z” tashmë të njohur kudo në botë dhe parulla të tjera nacionaliste.
Kritikat ruse arritën kulmin sot me kombinimin e të verdhës së veshjes se saj sportive me blunë e vajzës se saj të vogël, pikërisht ngjyrat e Ukrainës së sulmuar. Ndoshta një koincidencë, por disa evidentojnë se disa kohë më parë edhe bashkëshorti Aleksey Stoliarov, bloger në fushën e sportit, paraqiti një video ku stërvitej me një veshje me të njëjtat ngjyra. (A2 Televizion)