Në këtë periudhë të vitit duket sikur zhvillimet në kampin politik bien në qetësi, por në fakt, lëvizjet e fundit tregojnë një panoramë ndryshe. Një vizitë e ambasadores Yuri Kim të premten e kaluar në zyrën e kryedemokratit Basha dhe kërkesa që pati për të, tronditën jo vetëm partinë dhe demokratët, por dhe opinionin publik. Kërkesë që u përforcua dhe në mesazhet e ditës së djeshme. Lëvizjes së diplomates amerikane i parapriu një tjetër zhvillim që përfshinte të gjitha vendet e rajonit, tryeza e tre liderëve Rama-Zaev-Vuçiç, që u pasua me debat brenda dhe jashtë vendit, ku nuk munguan replikat në distance me drejtuesit e vendeve të rajonit, kryesisht Kosovës. Për të gjitha këto diskutoi në studion e Ditari në A2 CNN eksperti dhe pedagogu i komunikimit Erlis Çela. (A2 Televizion)
Mesazhet para shtatorit, Erlis Çela komenton në A2 CNN zhvillimet politike
