Një video ku shfaqej Papa Françesku dhe i drejtohej të rinjve shqiptarë ka bërë me shpejtësi xhiron e rrjeteve sociale. “Për ju të rinj shqiptarë, një urim i përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mua”, thotë Papa në video. Por pse është i rrallë ky mesazh dhe çfarë domethënie ka ai? Në cilat raste kreu I Vatikanit dërgon mesazhe të kësaj natyre? Me Dom Mark Pashkja, zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë do të jemi sot në emision për të sjellë një shikim mbi marrëdhëniet 31 vjeçare pas komunizmit me Vatikanin. (A2 Televizion)
Mesazhi i Papës për rininë shqiptare, marrëdhëniet 31 vjeçare pas komunizmit me Vatikanin
