Mesazhi provokues në “French Open”, momenti kur dy të rinj vandalizojnë muralen e Novak Djokoviç në Rahovec

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 11:19 | Ballkani

Mediat serbe kanë publikuar pamjet e momentit kur dy të rinj, kombësia e të cilëve ende nuk dihet, shihet teksa afrohen pranë murales kushtuar tenistit serb, Novak Djokoviç në Rahovec dhe nisin të vizatojnë me spraj të zi.

Sipas mediave serbe, ende nuk dihet se kush janë autorët, ndërsa akuzojnë policinë e Kosovës se nuk po bën asgjë për t’i identifikuar ata dhe për t’i vënë para përgjegjësisë.

Kujtojmë se, tenisti serb, Novak Djokoviç bëri një deklaratë provokuese gjatë “French Open”, ku përdori një kamerë të aktivitetit për të shkruar mesazhin:

“Kosova është zemra e Serbisë: ndaloni dhunën”.

Murali i Djokoviç, i cili ishte pikturuar në një shtëpi serbe përballë Kishës në Rahovec, u shkatërrua gjithashtu në fillim të shkurtit, kur u lye me bojë të bardhë. Muralja u pikturua në mars të vitit 2022. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/30/kosova-eshte-serbi-djokovic-si-djali-i-nje-babai-te-lindur-ne-kosove-kam-detyrime/
https://a2news.com/2023/05/29/kosova-zemra-e-serbise-djokovic-jep-mesazhe-politike-ne-roland-garros/

A2 CNN Livestream

Latest Videos