Mësimet nga zjarret, prefekti i Korçës: Më shumë koordinim dhe buxhet

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 15:52 | Aktualitet
Mësimet nga zjarret, prefekti i Korçës: Më shumë

Situata e zjarreve që thuajse ka pushtuar vendin prej dy javësh, natyrisht që do të kërkojë një analizë jo vetëm të shkaqeve por edhe të reagimit, kushteve dhe mundësive të ndërhyrjeve si të reparteve zjarrfikëse ashtu edhe të emergjencave civile apo njësive administrative.

Për prefektin e Korçës, Dhori Spirollari, ka problematika që duhet të zgjidhen, por ai shprehet se mundësitë janë që reagimi i institucioneve të jetë më mirë  dhe më shpejte, por ka nevojë për koordinim.

"Ka probleme, patjetër që ka, por ka projekte dhe sipas meje mundësitë janë, duhet koordinim më i mirë dhe që secili të marr përgjegjësitë", thotë Spirollari.

Sipas prefektit, bashkitë duhet të alokojnë fondet e nevojshme për repartet zjarrfikëse në fillim të çdo viti, ndërsa ka apeluar që efektivët e zjarrfikësve të trajtohen financiarisht sipas ligjit, edhe me orët shtese apo orët e natës.

“Bashkitë, me mundësitë financiare qe kane, një pjesë të fondeve duhet ta planëzojnë për zjarrfikëset”, vijon prefekti.  

Edhe më parë është premtuar për përmirësime si me logjistikë  ashtu edhe me mbështetje financiare për zjarrfikësit dhe emergjencat civile, por rastet po tregojnë se problematikat e vjetra ende vështirësojnë punën.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/06/vater-e-re-zjarri-ne-gjirokaster-peleshi-shume-e-rrezikshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos