Messi bëhet drogë, kapen tabletat e reja me fytyrën e argjentinasit

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 17:15 | Bota

Policia e Argjentinës ka zbuluar një sasi droge në rrugët e kryeqytetit të Buenos Aires, e cila ishte stampuar si fytyra e Lionel Messi, idhulli i këtij vendi sidomos pas fitores së Kupës së Botës në Katar.

Pilulat blu të ekstazisë me fytyrën e Messit iu gjetën një shpërndarësi të zakonshëm, i cili ndodhej në një festë që po mbahej në Puerto Madero.

I arrestuari do të qëndrojë prapa hekurave deri në përfundim të hetimeve, teksa policia po heton në lidhje me rastin pasi dyshon se sasia e drogës me fytyrën e “Pleshtit” është edhe më e madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos