Messi hedh një hap pas, mund të qëndrojë te Barça

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 14:05 | Futboll
Messi hedh një hap pas, mund të qëndrojë te Barça

“Lufta” Messi-Barcelona duket se po fitohet nga klubi. Pas takimit të djeshëm të babait të lojtarit dhe Presidentit Josep Maria Bartomeu, u kuptua që klubi nuk lëviz nga qëndrimi i tij: duhet paguar klauzola 700 milionë euro, në të kundërt, Messi qëndron te Barça.

Për këtë arsye, familja Messi po mendon të bëjë një hap pas dhe të shtyjë largimin nga klubi katalanas për verën e ardhshme.

“Deportes Cuatro” publikoi sot një video ku pyetet Jorge Messi, babai i yllit argjentinas, nëse Leo mund të qëndrojë këtë vit, për t’u larguar si lojtar i lirë në vitin 2021. Përgjigjja ishte kjo: “Po”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos