
Para gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në Spanjë, Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në stërvitje me skuadrën. Aktivizimi i “Pleshtit” në “El Classico”-n e Kupës është në dyshim të madh, kjo pas dëmtimit të marrë në fundjavë nw kampionat përballë Valencias.
Numri 10 pësoi një tërheqje muskulore në rrëzën e kofshës dhe la fushën e lojës në minutën e 64-t. Menjëherë pas ndeshjes trajneri Valverde ishte optimist për sfidën ndaj Real, por Messi ka ndjerë dhimbje në seancën stërvitore të së hënës ndaj do t’i nënshtrohet sërish ekzaminimeve.
Tekniku i katalanasve gjithsesi nuk kërkon të rrezikojë pasi Barcelona ka një muaj ferri përpara, me dy “El Classico” në rreth 20 ditë, sfidën ndaj Lyon në Champions dhe asaj kundër Sevilla në kampionat. Messi mungoi edhe në përballjen e parë në kampionat ndaj Real por kjo nuk e ndikoi Barcelonën të triumfonte 5 me 1 ndaj rivalëve të përjetshëm. (A2 Televizion)