Mësuesja e fillores dënohet me vdekje për blasfemi

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 22:20 | Bota
Mësuesja e fillores dënohet me vdekje për blasfemi

Drejtuesja e një shkolle u dënua me varje në Pakistan për blasfemi ndaj profetit Muhamed.

Salma Tanveer, e cila drejtonte shkollën e saj private u shpall fajtore për shpërndarje të tekseve ku mohohej Muhamedi dhe se ai është një i dërguar i Allahut.

Gjykata në Lahore rrëzoi dhe pretendimet e palës mbrojtës se ajo kishte humbur “kontrollin e mendjes” gjatë kohës kur kishte bërë këto shkrime.

Kjo pasi njerëzit që vuajnë me probleme të shëndetit mendor nuk mund të ekzekutohen në Pakistan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos