Tërheqja nga Afganistani, sekretari Austin: Dorëzimi i ushtrisë afgane na gjeti të papërgatitur

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 18:52 | Bota
Tërheqja nga Afganistani, sekretari Austin: Dorëzimi i ushtrisë

Ligjvënësit amerikanë duket se nuk do ta hedhin shumë lehtë pas krahëve çështjen e tërheqjes së trupave ushtarake nga Afganistani, e cila çoi më pas në marrjen e pushtetit nga militantët talebanë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi gjatë një dëgjese në Kongres së dorëzimi i papritur i ushtrisë afgane e gjeti Pentagonin të papërgatitur.

“Fakti që ushtria afgane që ne dhe partnerët tanë e trajnuam prej vitesh u shpërbë në atë mënyrë, pa qëlluar asnjë plumb, na kapi në befasi. Do të ishte e pandershme të pohonim të kundërtën”, u shpreh Austin.

Dëshmia e Austin është pjesë e një seance dëgjimor që do të zgjasë dy ditë, në lidhje me faktet e fundit kaotik të luftës në Afganistan, e cila përfundoi me mijëra viktima mes ushtarëve amerikanë dhe civilë dhe që solli sërish talebanët në pushtet.

Dy javë më parë, për të njëjtën çështje dëshmoi dhe sekretari amerikan, Antony Blinken, i cili gjithashtu mbrojti vendimin për tërheqjen, ndonëse u përball me shumë thirrje për dorëheqjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos