Shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në Suedi, hetohet dhe mundësia e sulmit

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 18:15 | Bota
Shpërthim i fuqishëm në një bllok apartamentesh në

Të paktën 16 persona u plagosën, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një bllok apartamentesh në qytetin suedez të Gotenborgut.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nxorën nga dritaret banorët, të cilët rrezikoheshin seriozisht dhe nga zjarri që përfshiu godinën pas shpërthimit.

Policia ka nisur një hetim të gjerë për rastin dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi të mundshëm, pasi ngjarje të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë.

Një zëdhënës i policisë u shpreh se me shumë mundësi një mjet shpërthyes mund të jetë vendosur pranë linjës së gazit në bllokun e apartamenteve, e cila ka inicuar më pas dhe zjarrin e fuqishëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos