Meta dekretoi Ramën kryeministër, sot kryeparlamentarja Nikolla mbledh Kuvendin

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 10:33 | Politikë
Meta dekretoi Ramën kryeministër, sot kryeparlamentarja Nikolla mbledh

Kuvendi mblidhet sot në seancën e tretë për këtë legjislature. Pas zgjedhjes si kryeparlamentare, Lindita Nikolla mori vendimin e saj të parë, duke thirrur mbledhjen e seancës në orën 17:00, ku në rend dite janë zgjedhja e Byrosë dhe përbërja e sekretariateve, caktimi i kryesive të komisioneve parlamentare dhe atë të anëtarëve zëvendësues.

Teksa pritet që presidenti t’i japë dritën jeshile kabinetit të ri qeveritar, tashmë momenti më i rëndësishëm i këtij fillimi të legjislaturës së 10-të, është paraqitja e programit të qeverisë socialiste në këtë mandat të tretë dhe debati parlamentar me kthimin e opozitës reale në Kuvend. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/12/rama-kerkon-dekretimin-e-ministrave-meta-i-con-ne-prokurori/

A2 CNN Livestream

Latest Videos