
Sali Berisha e quajtur projektin e portit të ri të Durrësit si aferën më të madhe korruptive në Europë sot.
“Shkon të paktën 5 miliardë euro. Dhe mobilizon të gjithë shtetin e tij njëpartiak në funksion të kësaj afere. E dëgjuat Presidentin e Republikës? Çfarë kuptuat nga vizita e tij në selinë e NATO-s? Kërkesën për të tërhequr NATO-n në aferën korruptive të spostimit të Portit të Durrësit në Porto Romano.
Unë këtu i deklaroj NATO-s, se kjo parti që ka qenë promotori i anëtarësimit të vendit në NATO, është e gatshme që t’i ofrojë NATO-s, çdo lehtësi në vend. Por e fton të ketë kujdes nga kjo organizatë politike mafioze. Që po transferon portin me qëllimin e vetëm për të plaçkitur të paktën 5 miliardë euro me projekte me konto offshore”, tha Berisha.
“Së fundmi, gjithçka në mbështetje të kandidatëve tanë të fitores. U kemi paraqitur kandidatë në mënyrën më transparente. Kudo që shkon, e kemi ballin e hapur. Por ata duan mbështetjen tuaj më të fuqishme çdo orë, çdo ditë që të ecim të sigurt drejt fitores”. (A2 Televizion)