Meta: Opozita ka kryer krime me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 11:38 | Politikë
Meta: Opozita ka kryer krime me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve

Ilir Meta është pyetur në konferencën për shtyp të së shtunës edhe për procesin e zgjedhjes së pasuesit të tij në postin e Presidentit të Republikës.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë këshillë për opozitës, pasi sipas tij, ajo ka kryer krime në të shkuarën, siç i quajti ai, me djegien e mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve.

https://a2news.com/2022/05/21/integrimi-meta-vleresoj-rezoluten-pe-na-kujton-se-hyrja-ne-be-varet-nga-reformat/

“Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë opozitës, pasi ka bërë gabime fatale, pjesa kryesore me ndërgjegje të plotë, si djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, i reformës në drejtësi. Këto unë do t’i quaja krime. Nuk kam asnjë këshill për opozitën dhe asnjë kuriozitet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos