Presidenti i Republikës ktheu për rishqyrtim në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor të miratuar më 5 tetor. Sipas tij, ndryshimi i njëanshëm i rregullave themelore për zgjedhjet, bën që të cenohen ndër të tjera, edhe parimi i konkurimit të lirë. Meta nënvizon se ndryshimet favorizojnë mazhorancën në kurriz të forcave opozitare. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe me kërkesë të Lulzim Bashës, Presidenti i ka kërkuar një opinion urgjent Komisionit të Venecias. (A2 Televizion)
Meta i kthen Kuvendit Kodin e ri Zgjedhor. E çon në Venecia me kërkesë të Bashës
