Manja për Muçin: Mbajtja pa të drejtë e një titulli shkon edhe në suazat e një vepre penale

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 16:27 | Politikë
Manja për Muçin: Mbajtja pa të drejtë e një titulli

Mazhoranca nuk ka asnjë dyshim se vendi i Besnik Muçit nuk ishte në Gjykatën Kushtetuese pas shkarkimit nga vetting-u. Në një intervistë për A2, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja thotë se nëse Muçi do të kundërshtonte, kjo  do të përbënte vepër penale.

Pretendimi i Besnik Muçit se vetting-u i nisur si prokuror duhej të ndërpritej kur u zgjodh gjykatës Kushtetues, nuk bind mazhorancën. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, jep arsyet. “Fati i magjistratit e ndjek personin edhe në organin e ri kushtetues ku ai vajti, që praktikisht është Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Por a ofronte ligji hapësira për Muçin që të injoronte vendimin e vetting-ut dhe të vazhdonte të qëndronte në zyrë? “Zoti Muçi është jurist dhe e di që mbajtja pa të drejtë apo përvetësimi i një titulli që nuk të takon me ligj shkon edhe në suazat e një vepre penale, por nuk mendoj se mund të ndodhë kjo”, tha Manja.

Presidenti u ankua se ndaj Muçit mazhoranca ka ushtruar presione përmes Fatmir Xhafajt, por Manja refuzoi të komentonte për sa kohë nuk përmendej emri i tij. “Kush nga mazhoranca i ka bërë, sipas Presidentit, i ka bërë ato shantazhe dhe kërcënime, mund të shkoni e t’i merrni opinionin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos