
Presidenca ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pasditen e sotme, në orën 18:30, të Presidentit Ilir Meta.
Ditët e fundit, Presidenti Meta është përfshirë në një konflikt me mazhorancën sa i përket ringritjes së Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, një ditë më parë, Meta sulmoi edhe ndërkombëtarët, duke i quajtur madje disa prej tyre edhe si palaço.
Në një deklaratat e tij të shumta për mediat gjatë ditëve të fundit, Ilir Meta ka folur edhe për një shpërndarje të mundshme të Parlamentit. (A2 Televizion)