Meta: I thashë Belind Këlliçit “të mos preket asnjë makinë se është provokim”

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 13:11 | Politikë
Meta: I thashë Belind Këlliçit “të mos preket

Presidenti Ilir Meta tha se në protestën e 8 janarit të dyja palët kanë ushtruar dhunë. Megjithatë, ai tha se kishte komunikuar me Belind Këlliçin para nisjes së protestës për ta paralajmëruar për të mos rënë pre e provokimeve.

“Pashë që para selisë ishin vendosur makina dhe në perceptimin tim ishte provokim. I thashë Belind Këlliçit, “kujdes, të mos preket asnjë makinë se është provokim”. Para se të fillonte protesta i them “mos humbni kontrollin paqësor të protestës”. Pra presidenti nuk bën lojëra, është i drejtpërdrejtë”, the Meta.

Presidenti tha se veprimet e kryera nga Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij tregojnë se ata nuk kërkojnë zgjidhje të krizës. “Kemi parë nga një palë që vetëm shkarkon, deputetë, kreun e FRPD, e lëvizjes së gruas, pala tjetër kemi parë që nuk përjashton... Kemi parë përpjekje për negociata nga Edi Paloka, por pala tjetër nuk pranon... Është e qartë që thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë”, tha Meta. (A2 Televizion)

https://youtu.be/3rRG0oOD08g

A2 CNN Livestream

Latest Videos