
Brenda dy ditësh, Presidenti Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim 2 ligje dhe një akt normativ.
"Rezervat shtetërore", "tregtia e lirë" dhe "vetëqeverisja vendore" për Kreun e Shtetit kanë problematikë dhe cenojnë interesin publik. Konkretisht, në ligjin për “Vetëqeverisjen vendore” është evidentuar nevoja për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, nënvizohet në dekretin e Presidentit Meta.
Sa i takon ligjit për "Tregtinë e lirë", që ka të bëjë me privatizimin dhe dhënien në përdorim të pronave të paluajtshme publike, Presidenti vëren se pronat e shtetit tjetërsohen ose jepen në përdorim sipas përcaktimeve me ligj dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë, mbrëmjen e së hënës Presidenti njoftoi kthimin e ligjit për rezervat materiale të shtetit, që i jepte të drejtë kryeministrit të lëvronte me urdhër të tij mallra të rëndësisë së veçantë në këto rezerva si ari, argjendi, platini, mjetet e rënda të transportit dhe gruri.
Transferimin e kësaj kompetence te kryeministri i vendit, Presidenti e cilëson si një veprim që nuk garanton mbrojtjen e interesit publik dhe lë vend për abuzime. (A2 Televizion)